Peci: Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’i dhënë epilog keqpërdorimeve në institucione s’ka alternativë

Peci: Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’i dhënë epilog keqpërdorimeve në institucione s’ka alternativë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka përshëndetur aksionin e së mërkures të Policisë së Republikës së Kosovës për rastin “subvencioni 2021” dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona.



Peci ka shkruar në Facebook se paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm te fermerët meritorë.

“Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’i dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativë, është imperativ i kohës”, ka shkruar ai./Gazeta “Enigma”/

Related Articles