Peci: Kam pasur pritshmëri te LDK-ja e AAK-ja për Gërvallën

Peci: Kam pasur pritshmëri te LDK-ja e AAK-ja për Gërvallën


Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pas dështim të sërishëm të seancës ka thënë se është e qartë se emri i Albulena Haxhiut nuk është problem për opozitën.

Sipas tij, sot ka koordinim mes partive opozitare dhe Listës Serbe.

“Unë i kam pas disa pritshmëri te disa parti politike. Kam pas pritshmëri te LDK-ja, sepse nëse e shohim në gjenezë Donika Gërvalla është më LDK se këta që sot janë në logon e LDK-së. Nuk e kam heq nga lista e pritshmërisë as AAK-në”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles