Peci me shembuj: Çka nëse sulmohemi, ku me lexu kryeministri raportin e AKI-së?

Peci me shembuj: Çka nëse sulmohemi, ku me lexu kryeministri raportin e AKI-së?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci ka vazhduar të deklarojë se vendi nuk guxon të mbetet pa institcione, kur u pyet mbi deklaratat e opozitës se pushteti i kaluar po mban zyret jashtëligjshëm.

Peci para gazetarëve ka ngriur një pyetje, duke thënë se ku do të lexonte kryeministri raportin e AKI-së, në rast të një sulmi.

“Ne jemi të bindur që Kosova nuk guxon me mbet pa institucione. Qe një pyetje hipotetike: ku duhet me lexu raportin e AKI-së kryeministri i vendit, në një rast të një sulmi, cili do të jetë urdhri që duhet dhënë nga ministri i Punëve të Brendshme, nga cila zyre.

Kështu që Kosova nuk guxon të ketë vakuum institucional, ne duhet të jemi kujdestarë dhe të angazhohemi deri në formimin e Qeverisë së re” – tha ai pas përfundimit të seancës konstituive, transmeton Nacionale.

Edhe në seancën e sotme, Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.

“VV-ja e propozon atë që gjithmonë ishte propozimi ynë, Albulena Haxhiun. Iu lus ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë” – tha Konjufca në seancë.

Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Kështu, seanca pritet të vazhdojë sërish të premten.

Related Articles