Për herë të parë është duke u organizuar Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi.
Ky forum është mbajtur sot në Stamboll, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ku edhe u prezantuan edhe potenciali i Kosovës për investitorët nga Turqia.
Detaje rrethë këtij organizimi ka dhënë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili ka njoftuar se “pas prezantimit publik, ne kishim edhe interesim konkret për investime në sektorin e produkteve ushqimore, por edhe në atë të blegtorisë”, tha Peci në Info Magazine.
“Ne po jetojmë rrethana ku janë shumë të rëndësishme “Buka, pushka dhe diplomacia”. Kështu që në funksion të sigurisë ushqimore bashkë me aspektet e sigurisë janë dy tema që aktualisht e preokupojnë gjithë rendin botëror”, tha ai.