Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së: I ka kapë panika

Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së: I ka kapë panika

Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pasi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ngriti kallëzim penal ndaj tij dhe Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, shkruan Enigma.

Sipas Gurit, arsyeja e kësaj padie është “panika”.

“ E përsëris qëndrimin tonë – kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë. Mund të na padisni, por nuk mund të fshiheni nga krimet qe po i bëni! E dimë që i keni vjedhur paratë, dhe drejtësia po vjen, LDK po vjen! Ndryshimi po vjen! P.S Keni me i kthy paratë CENT MË CENT”, ka shkruar Guri.

Related Articles