Ministri në detyrë, Faton Peci ka folur lidhur me pretendimet e ngritura ndaj tij, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Gazeta Enigma.
Ai foli edhe për zytarin e LDK-së, i cili tha se Peci “duhet të ishte sot në burg, e jo në Kuven”.
“Unë e di që ai që ka bërë një thirrje të tillë është konsumues i 4 veprave penale për cka kam deponuar në prokurori dëshmi, që ai ka dashur gjatë procesit zgjedhor të inskenojë kinse dhënia e përkrahjes për sektorin e bujqësisë është dhënë me ryshfet. Kështu që herë do kur ai personi do të gjendet prapa grilave, dhe ai e dinë thellë që aty do përfundoj”, tha Peci.
Tutje ai foli edhe për dyshimet që ngriti gazetari Lirim Mehmetaj, për të cilat tha se gjatë javës “do t’i shkoklojë dhe demantojë”.
“24 orë edhe për disa pretendime të fundit. Gjatë javës ka me i dhënë shpjegimet dhe ka me i shkoklu edhe demantu shumë keq sikurse i kam demantuar gjatë gjithë mandatit”.
Peci tha se nuk do ndalet së punuari për interesin e vendit dhe të qytetarëve. / Gazeta Enigma.
Peci për pretendimet e ngritura ndaj tij: Gjatë javës ka me i shkoklu e demantu
