Peci publikon dokumente: Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Krasniqi paditi Kooperativën ‘KRUSHA’

Peci publikon dokumente: Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Krasniqi paditi Kooperativën ‘KRUSHA’

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë një reagim publik duke publikuar dokumente që tregojnë se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë, e drejtuar atëkohë nga Memli Krasniqi, aktualisht kryetar i PDK-së, kishte paditur Kooperativën Bujqësore “KRUSHA”.

Sipas dokumenteve, Ministria e Bujqësisë kishte kërkuar kthimin e 17,800 eurove, të cilat kooperativa i kishte fituar si grant, shkruan Gazeta Enigma.

Peci u shpreh se në kohën kur sipas tij ka ndodhur kjo gjë, kanë qenë duke bashkëqeverisur LDK-ja dhe PDK-ja, ku kryeministër ishte Isa Mustafa.

“Tash a Kushës a Krushës me jau kthy cent m’cent?  A e dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini”.

“Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK)”, ka shkruar ai.

Në lidhje me këtë, Peci në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe dokumente:/GazetaEnigma/

Related Articles