Peci thotë se sipërfaqja e punuar e tokës është rritur në 121 mijë hektarë

Peci thotë se sipërfaqja e punuar e tokës është rritur në 121 mijë hektarë

“Sipërfaqja e punuar e tokës është rritur në 121 mijë hektarë, si dhe janë rritur edhe eksportet e prodhimeve organike”, kështu thotë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, raporton Gazeta Enigma.

Këto komente ai i bëri në konferencën për Bujqësinë e Qëndrueshme, ku ndër të tjera ka theksuar se si Qeveri “po punojnë për një model që është i fokusuar në ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e konkurrencës”.

I pari i dikasterit të Bujqësisë ka shtuar se vend të rëndësishëm në strategji, ka edhe promovimi i fermerëve dhe bizneseve, andaj janë rritur edhe investimet në marketing, raporton EO.

“Bujqësia e qëndrueshme ka një rol kyç në strategjinë tonë. Sektori bujqësor ka pësuar ndryshim thelbësor në këto tri vitet e fundit, përmes një menaxhimi më të morë dhe rritjes së investimeve. Aktiviteti bujqësor është rritur për 29%. Ne kemi arritur që në mandatin tonë të aprovojmë dhe sponsorizojmë 28 ligje.  Kemi draftuar strategjinë për bujqësinë, që synon rritjen e konkurrencës në sektorin agro-ushqimor. Jemi të vetëdijshëm që qëndrueshmëria kërkon punë”, tha ai. Ai ka thënë se Ministria që drejton po punon qe të promovojë edhe bizneset dhe fermerët, ku investime të mëdha po bëhen në marketing. / Gazeta Enigma.

Related Articles