Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka uruar të hënën Donika Gërvallën për pozitën e ministres së Drejtësisë, shkruan Gazeta Enigma.
Ai tha se posti i ri i Gërvallës kërkon guxim, vlerë kjo që sipas tij ajo e ka.
“Detyra e re e Donikës, përveç profesionalizëm e vizion të qartë, kërkon edhe guxim. Për shkak se sistemi i drejtësisë është ndër më sfiduesit. Ai kërkon edhe integritet, zë të kthjellët, vendosmëri, energji, konsekuencë, pastërti e drejtësi në shpirt, cilësi këto që e veçojnë Donikën”, shkroi Peci.
“Donika Gërvalla e ka guximin, të dëshmuar në vite e dekada, në procese e në etapa të rëndësishme. Prandaj emërimi i saj si Ministre e Drejtësisë na mbush me besim e me bindje se rruga e nisur nga Ministrja Haxhiu, do të shtrohet e fortë dhe do të jetë e pakëkundur”.
Tutje ai shkroi: “Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua, nga integriteti dhe dinjiteti yt. Urime!”
