Barcelona ka konfirmuar një lajm të keq pas ndeshjes së fundit, pasi mesfushori Pedro González “Pedri” ka pësuar një dëmtim muskulor.
Sipas testeve mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm, është konfirmuar se lojtari i ekipit të parë ka një dëmtim në muskulin e pasmë të kofshës së djathtë (hamstring), të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Slavia Prague-s.
Klubi ka bërë të ditur se koha e rikuperimit pritet të jetë rreth një muaj, çka do të thotë se Pedri do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme në vazhdim.
Mungesa e tij përbën një goditje për Barcelonën, duke pasur parasysh rolin kyç që mesfushori spanjoll ka në organizimin e lojës dhe ritmin e ekipit.
INJURY UPDATE
Tests conducted this morning have confirmed that first team player Pedro González “Pedri” has a right hamstring injury, which he picked up during the game against Slavia Prague yesterday.
The recovery time is expected to be one month. pic.twitter.com/b5xGJdKjuw— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 22, 2026
