Pas Sigal Prishtnës edhe KB Peja do të rikthehet në Balkan League për edicionin e ri (2021/22).
Dje Sigal Prishtina është konfirmuar në Liga Ballkanike derisa sot këtë gjë e ka bërë edhe skuadra pejane e cila do të marrë pjesë përsëri në këtë ligë.
Peja kulminacionion e saj në Ligën Ballkanike e arriti në vitet 2015 dhe 2017 kur edhe u kualifikua në gjysëmfinale.
Në Ligën Ballkanike marrin pjesë ekipet nga shtetet e Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Izraelit.