Plagosja në Pejë: Tre viktimat janë nga familja Berisha, njëri prej tyre në gjendje kritike

Plagosja në Pejë: Tre viktimat janë nga familja Berisha, njëri prej tyre në gjendje kritike

Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit.

Prokurori kujdestar tha se tre persona janë plagosur. Ndërkohë Sinjali ka mësuar se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.

Tre personat e plagosur janë nga familja Berisha dhe sipas informacioneve të para njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.

“Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Qavolli. 

Related Articles