Pejani i shkon 29-vjeçarit te shtëpia në Vitomiricë dhe e bën llom, përfundon në ndalim policor

Pejani i shkon 29-vjeçarit te shtëpia në Vitomiricë dhe e bën llom, përfundon në ndalim policor

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e PolicisëMotivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në Vitomiricë të Pejës, ku për motive akoma të panjohura, një person është sulmuar fizikisht nga një 32-vjeçar, i cili i shko te shtëpia për t’i qëruar hesapet.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht palët janë kapur mes vete verbalisht, ashtu që i dyshuari më pas është vërsulur dhe e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar, Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion, ku ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet.

Related Articles