Pejë: Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku, një në gjendje të rëndë 

Pejë: Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku, një në gjendje të rëndë 

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku, gjatë ditës së sotme janë pranuar katër pacientë, raporton Gazeta Enigma.

3 pacientë janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

“1 pacient është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor”.

“Personeli ynë është i angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të duhura për secilin prej tyre”.

Related Articles