Pejë, nëna raporton në polici se u sulmua fizikisht nga djali

Pejë, nëna raporton në polici se u sulmua fizikisht nga djali

Një grua në Pejë ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Sulmi ndaj saj kishte ndodhur pas një marrëveshje mes këtyre dyve.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dje është arrestuar i biri i saj pasi që I njëjti raportohet se ishte në arrati.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte me djalin e saj te dyshuarin mashkull  kosovar ishte sulmuar fizikisht prej tij dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Më datë 10.05.2022 është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ishte në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Related Articles