Pejë: Sulmohet prokurori Buzhala

Pejë: Sulmohet prokurori Buzhala

Gjatë të enjtës është sulmuar prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala.

Sipas një njoftimit të Këshilli Prokurorial të Kosovës dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, sulmi ndërlidhet me punën e tij zyrtare. 

KPK-ja dhe ZKPSH-ja janë shprehur se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe se e mbështetësin punën e Buzhalës.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe sulmuesi është ndaluar për 48 orë. 

“Gjithashtu, KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thanë në një njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles