Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre.
Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Loxhë të Pejë, ku dy grua dyshohen se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së djalit/vëllait të tyre.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 47-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se vjehrra dhe kunata kanë ushtruar dhunë psikike ndaj saj, duke i bërë presion.
Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se ndër të tjera, nëna dhe motra e burrit të saj edhe e kanë ofenduar me fjalë si “oj lapericë, kurvë…”.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarat, të cilat janë intervistuar lidhur me rastin.
Po ashtu në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e bashkëshortit të viktimës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarave është iniciuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’.