Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Bërnjak në Zubin Potok, ku Policia ka ndalur një veturë për kontroll.
Zyrtarët policorë hasën në rezistencë, pasi i dyshuari fillimisht kishte refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës e më pas ka tentuar që të ikë.
Por, njësia policore arriti ta ndalojë dhe i njëjti u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur, njofton Sinjali.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.