LAJME
Pengoi procesin zgjedhor, policia jep detaje për të arrestuarin në Suharekë
Një person është arrestuar në komunën e Suharekës për shkak se ka penguar në procesin zgjedhor.
Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tij, duke sqaruar ndrhyrjen e tij të razhdë në një qendër votimi, me ç’rast ka shkaktuar dëme duke dëmtuar pajisjet e verifikimit në vendvotim, shkruan Gazeta Enigma.
“Një person ndalohet në Suharekë në kordinim me prokurorin e shtetit për pengim në procesin zgjedhor. Qytetari ka rezistuar që t’i nënshtrohet procedurave zgjedhore, ka dëmtuar aparatin e duarve, pastaj me anëtarin e KQZ-së është fjalosur. Me urdhër të Prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, ka thënë Gashi.
Veseli bëri të ditur se nuk ka pasur raste të tjera në rajonin e Prizrenit, dhe se gjithcka është duke shkuar sipas planit operativ, shkruan Gazeta Enigma.