​Limaj thotë se Kosova është shembull i demokracisë në rajon

​Limaj thotë se Kosova është shembull i demokracisë në rajon

Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova është shembull i demokracisë në rajon.



Pasi votoi në qendrën e votimit në shkollën fillore, “Faik Konica” në Prishtinë, Limaj ftoi qytetarët të dalin të votojnë për të zgjedhur kryetarin më të mirë që besojnë.

“Kosova si shembull i demokracisë në rajon, vazhdon të kryejë çdo qytetarë detyrën e vet. Ne po shkojmë drejtë përzgjedhjes së legjislaturave lokale për 4 vjetët e ardhshme. Besoj shumë se gjitha komunave të Kosovës kanë një rast të mirë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare për të zgjedhur kryetarin më të mirë që besojnë”.

“Një njeri që do të mund të drejtojë dhe përfaqësojë edhe vullnetin dhe dëshirat e qytetarëve në komuna. Zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit tonë shtetëror. Kështu që, pavarësisht se kemi zgjedhje të shpeshta”, tha ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles