Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar faljen e namazit të xhumasë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në xhaminë e një fshati të Podujevës.
“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të xhumasë në xhamin e një fshati. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.