Pentagoni miraton planin për të trajtuar trupat ukrainase në spitalin amerikan në Gjermani

Pentagoni miraton planin për të trajtuar trupat ukrainase në spitalin amerikan në Gjermani

Pentagoni miratoi zyrtarisht në fund të qershorit një plan për të ndihmuar në trajtimin e trupave të plagosura ukrainase në një spital ushtarak amerikan në Gjermani, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se asnjë trupë ukrainase nuk ishte trajtuar deri më tani dhe trupat amerikane nuk do të shkonin në Ukrainë për të nxjerrë jashtë personelin ukrainas, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Trupat ukrainase do të trajtohen në Qendrën Mjekësore Rajonale Landstuhl nëse është e nevojshme, tha zyrtari. Ngjitur me bazën ajrore Ramstein në jugperëndim të Frankfurtit, është spitali më i madh ushtarak amerikan jashtë Shteteve të Bashkuara.

Related Articles