rajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbajtur një konferencë për shtyp pas barazimit të së shtunës me Chelsean (1-1) në xhiron e 25-të të Ligës Premier.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për Rodrigon, lojtarin e Cityt të cilin e konsideron si mesfushorin më të mirë në botë.
“Ai është i jashtëzakonshëm, ai është mesfushori më i mirë në botë për momentin”, deklaroi Guardiola.
Rodri ishte golashënues në ndeshjen ndaj Chelseat. Raheem Sterling u dha epërsinë Bluve në minutën e 42-të dhe Rodri shënoi në minutën e 83-të. Ky ishte goli i tij i shtatë këtë sezon, dhe ai gjithashtu ka shtatë asistime në 31 paraqitje. Ai është një anëtar i padiskutueshëm i ekipit të parë të skuadrës së Guardiolës, i cili fitoi tripletën vitin e kaluar.
“Është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të bënim pa të. Rodri është i aftë të bëjë gjithçka. Çfarë përforcimi për Cityn! Mesfushorët qendrorë nuk vlerësohen si sulmues. Dhe kjo është mirë sepse një mesfushor qendror duhet të luajë për gjithë ekipin, ky është roli i tij”, shtoi Guardiola.
Rodri luajti për Atletico Madridi dhe Villarreali në karrierën e tij para se të mbërrinte në City në 2019 për 70 milionë euro. Ai fitoi dhjetë trofe me klubin e Mançesterit, një me Atleticon dhe fitoi Ligën e Kombeve me kombëtaren spanjolle. Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027 dhe Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 110 milionë euro.