Pep Guardiola ka një mesazh të madh për Sergio Agueron

Pep Guardiola ka një mesazh të madh për Sergio Agueron

Pep Guardiola ka komentuar situatën e fundit shëndetësore të Sergio Agueros, tashmë te Barcelona, por që ishte lojtari i tij për disa vite te Manchester City.

Argjentinasi do të mungojë për tre muaj pasi u diagnostikua me një aritmi, pas dhimbjeve në gjoks në ndeshjen e së shtunës, Barcelona – Deportivo Alavesh 1:1.

“I dërgova një mesazh atij. Ishte një lajm i vështirë për familjen e tij dhe për të gjithë. I urojmë një shërim të sigurt, pa marrë parasysh sa kohë do të zgjasë. Ai është në duar të mira. Nëse ka mundësi të luajë sërish, aq më mirë, por duhet të jetë i kujdesshëm për gjithë jetën”, nënvizoi trajneri spanjoll.

Related Articles