Stadiumi i qytetit në Ferizaj po bëhet me bari të ri sintetik

Stadiumi i qytetit në Ferizaj po bëhet me bari të ri sintetik

Sot në stadiumin e qytetit në Ferizaj ka mbërritur bari i ri sintetik, i cili pritet të ndërrohet. Ky ndryshim në stadium padyshim se është i mirëseardhur për klubin, pasiqë kushtet do të përmirësohen dukshëm.

Ndërrimi i barit sintetik është donacion në bashkëpunim mes kryetarit të FFK-së, z. Agim Ademi, kryetarit të komunës z. Agim Aliu, kryetarit të klubit FC Ferizaj z. Lulzim Abazi dhe kryetarit të LRF Afrim Haliti.

Pamje nga Sjellja e barit sintetik në Stadiumin alternativ të Ferizajit

Prezentë ne stadiumin qytetit pas mbrritjes se barit sintetik ishin Kryetar i klubit Lulzim Abazi nën kryetari Xhevat Rushiti dhe Kryetari i LRF Afrim Haliti me antaret e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit. 

Related Articles