787 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe pozitiv për koronavirus rezultuan edhe 35 fëmijë nën moshën 9 vjeçare, 52 të moshës 10-19 vjeçare dhe 94 të moshës 20-29 vjeçare.
Pozitiv rezultuan edhe 102 persona të moshës 60-69 vjeçare, 50 të moshës 70-79 vjeçare ndërsa 26 të moshës mbi 80 vjeç. / Gazeta Enigma.