Për 24 orë, arrestohen 26 persona

Për 24 orë, arrestohen 26 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 26 persona brenda 24 orëve të fundit, raporton Gazeta “Enigma”.

Bazuar në raportin 24-orësh, janë arrestuar 26 persona, 22 janë dërguar në mbajtje dhe 3 janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së fundit kanë shqiptuar 1259 tiketa trafiku, ndërsa kanë shqiptuar 719 gjoba për mos respektimin e masave anti-Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente trafiku me dëme materiale./Gazeta Enigma

Related Articles