Për dy ditë vaksinohen mbi 1 mijë punonjës shëndetësorë

Për dy ditë vaksinohen mbi 1 mijë punonjës shëndetësorë

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi, ka bërë të ditur se në sallën ‘1 tetori’ në Prishtinë, për dy ditë janë vaksinuar 1657 punonjës shëndetësorë me vaksinën Pfizer.

Ai ka sqaruar se ka pasur interesim të shtuar për vaksinim nga stafi shëndetësor.

“Deri më tani kemi vaksinuar 990 persona, kurse vetëm dje kishim 667 persona. Fluksi i profesionistëve shëndetësor është shumë i madh, madje sot shihet një fluks i tyre. Mund të them që është një rritje më e madhe, por jo marramendëse diku 5-10 për qind mes AstraZeneca dhe Pfizer. Internimi është normal si atëherë si tani. Nuk mund të paragjykoj që i besojnë më shumë ose më pak”, ka thënë Bardhi.

Ndërsa, Mexhide Sojeva, kryeinfermiere në Qendrën Emergjente, tha se arsyeja që ka pritur deri më tani për marrjen e kësaj vaksine është hezitimi për vaksinën e parë AstraZeneca.

Nga 15 mijë punëtorë shëndetësorë sa i ka Kosova, vetëm rreth 5 mijë nga ta janë vaksinuar në muajin mars, kur Kosova ka marrë 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Related Articles