Kroatët u stërvitën në kamp të hënën nga ora 15:00. Trajneri Zlatko Dalic kishte 25 lojtarë në fushë, vetëm Vlasic mungonte.
Për ndeshjen me Shqipërinë u punua taktika dhe e njëjta gjë do të jetë edhe sot nga ora 11:00. Vetëm pas kësaj, në orën 16:00, kroatët udhëtojnë me autobus për në Hamburg, ku nuk do të stërviten një ditë para ndeshjes.
Shumë gjëra kanë ndodhur së fundmi për herë të parë në histori me kombëtaren kroate dhe një gjë tjetër është se nuk do të zhvillojnë stërvitje në stadiumin ku do të luajnë një ndeshje në një kompeticion të madh.Interesant ky fakt…