Gratë e kanë më të vështirë sesa burrat, pavarësisht se konsumojnë më pak cigare, zbulon një studim i ri.
Hulumtuesit në Francë studiuan më shumë se 35,000 duhanpirës, burra dhe gra, të cilët përdorën shërbimet e ndërprerjes së duhanit, të tilla si produktet zëvendësuese të nikotinës, avullimin dhe seancat e terapisë one-to-one.
Numri mesatar i cigareve që konsumoheshin çdo ditë ishte 23 për gratë dhe 27 për burrat – por 55% e burrave abstenuan nga pirja e duhanit krahasuar me 52% të grave.
Është interesante që rreth 56% e grave kishin një varësi të rëndë nga nikotina, krahasuar me 60% e burrave.
Gratë që u përfshinë në këto studime kishin norma më të larta të obezitetit, depresionit dhe ankthit, në krahasim me burrat, dhe e patën shumë të vështirë ta linin këtë zakon.
“Rezultatet sugjerojnë se pavarësisht se pijnë më pak cigare dhe varen më pak nga nikotina sesa meshkujt, gratë e kanë më të vështirë të heqin dorë”, tha autorja e studimit Ingrid Allagbe, një studente doktorature në Universitetin e Burgundy, Dijon, Francë.
Louise Ross, një eksperte në Qendrën Kombëtare për Ndërprerjen dhe Trajnimin e Duhanit, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, mendon se pirja e duhanit ka një ‘lidhje të fortë emocionale’ me gratë, shkruan Class.
Ross, e cila është e përfshirë për të ndihmuar njerëzit që të lënë duhanin, ka thënë se gratë shpesh i përshkruajnë cigaret si ‘një shoqe më e mirë’.