“Për këtë komb jam gati të vdes”, Myrto Uzuni i lumtur me tri pikët

“Për këtë komb jam gati të vdes”, Myrto Uzuni i lumtur me tri pikët

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Serbisë me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime për Kupën e Botës 2026.

Myrto Uzuni ka qenë shumë entuziast pas fitores 1-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, shkruan Indeksonline

“Kur thërritesh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje.

“Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin. Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç, duhet të mbroja e ndihmoja Hysajn. Ishte fitore e madhe, ka bërë një punë të madhe trajneri e stafi e jam i lumtur që hymë në histori.

“Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi lajv?

Related Articles