Përfshihet nga zjarri kutia shpërndarëse e rrymës në objektin e Muzeut të Dëshmorëve në Prizren

Përfshihet nga zjarri kutia shpërndarëse e rrymës në objektin e Muzeut të Dëshmorëve në Prizren

Në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri kutia shpërndarëse e rrymës në objektin e Muzeut të Dëshmorëve në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:20, në Landovicë. Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri kutia shpërndarëse e rrymës në objektin e Muzeut të Dëshmorëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport. 

Related Articles