Përfshihet nga zjarri një objekt në Korroticë të Drenasit

Përfshihet nga zjarri një objekt në Korroticë të Drenasit

Një objekt është përfshirë nga zjarri në paraditen e sotme në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci theksoi se zjarrfikësit janë duke u përpjekur për lokalizimin e zjarrit, teksa shtoi se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci.

Related Articles