Malisheva ka përfunduar në pozitën e 8-të tabelore, vend ky që e dërgon në barazh për mbetjen në Superligën e Kosovës në futboll.
Janë mbyllur ndeshjet e javës së fundit të edicionit në elitën e futbollit kosovar.
Malisheva dështoi të fitonte në kryendeshjen e javës me Dukagjinin, sfidë kjo e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Liman Gegaj”.
Drita në anën tjetër pas fitores 5:0 ndaj Ulpianës dhe humbjes së Gjilanit në Suharekë 2:0 nga Ballkani i ka dhënë epitetin e nënkampiones për këtë edicion.
Prishtina triumfoi 1:2 në udhëtim te Llapi dhe arriti objektivin e vetë për të siguruar mbetjen në Superligë, pas shumë probleme financiare.
Në takimin tjetër Drenica po fiton 2:3 ndaj Feronikelit në Drenas, ndeshje kjo e cila kishte 24 minuta lojë shtesë në pjesën e parë.
/Gazeta Enigma/