Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ishte minuta e 19-të e takimit kur Ballkani kaloi në epërsi me golin e Albin Berishës.
Dy skuadrat patën raste të mira shënimi në minutat në vazhdim, mirëpo u mungoi konkretizimi.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, ndërsa e dyta pati një ritëm më të shpejt.
Ishte minuta e 59-të e përballjes, kur Gjilani i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Oltion Bilallit.
Në minutat e mbetur, Ballkani e kërkoi me ngulm fitore dhe atë e arriti në minutën e 78-të me anë të Arb Manaj, që debutoi me gol – derisa Walid Hamidi ishte asistuesi.
Llapi dhe Prishtina kanë ndarë pikët në barazimin 0-0 në “Zahir Pajaziti” në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës
Vendasit kishin më shumë nga loja, duke rrezikuar në disa raste, por që goditjet e tyre nuk ishin të sakta.
Prishtina në anën tjetër mbrohej dhe kërkonte që përmes kundërsulmeve të bënte më shumë.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Leotrim Bekteshi, por që nuk ia arriti të shënonte.
Edhe në pjesën e dytë Llapi krijoi shumë më shumë, por në momentet e fundit nuk ishin të saktë.
Në fund të dy skuadrat u desh të kënaqen me barazimin, duke ndarë nga një pikë.
Drita dhe Dukagjini kanë barazuar me rezultatin 2-2 në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin të parët në minutën e 29-të.
Ishte Bujar Shabani që ishte i saktë për 1-0.
Por Drita u kthye në lojë në pjesën e parë, jo vetëm duke barazuar rezultatin, por duke marr epërsinë.
Fillimisht shifrat i barazoi Blerim Krasniqi duke shënuar për 1-1 në minutën e 40-të.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Drita fitoi penallti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte i zakonshmi Besnik Krasniqi.
Por pjesa e dytë nisi më mirë për Dukagjinin, që arritën të shënonin golin e barazimit në minutën e 60-të me Ardin Dallkun.
Drita u lëshua në sulm për të fituar ndeshje dhe kishte një mundësi shumë të mirë në fundin e ndeshjes.
Gjilanasit fituan penallti, ku nga pika e bardhë gjuajti Besnik Krasniqi, ndërsa goditjen e tij e priti Kenan Haxhihamza.
Edhe Dukagjini ka mundur të shënojë, por Syla nuk ishte i saktë në fund.