Jemi ardhur në fund të Albi Mall Superligës, ku deri në përfundim të sezonit 2022/23 kanë mbetur edhe dy xhiro.
Xhiro e 35-të po zhvillohet e gjitha sot me ndeshje vendimtare që pritet të përcaktojnë fatin e skuadrave për titullin, Evropën dhe mbijetesën.
Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Suharekë, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani pret Ferizajn.
Drita në Gjilan pret Malishevën që gjithashtu po lufton për mbetjen në elitë dhe synon tre pikët me shpresën se Ballkani do të gaboj për t’u rikthyer sërish në krye të kampionatit.
Llapi e Gjilani po zhvillojnë një ndeshje shumë interesante, ku vendasit thuajse kanë humbur gjasat për Evropë, derisa Gjilanit i nevojitet një pikë për ta siguruar matematikisht vendin e tretë.
Këto janë rezultatet e pjesëve të para:
Ballkani – Ferizaj 0:0
Drita – Malisheva 0:0
Dukagjini – Trepça ’89 2:0
(9′ Santos 1-0, 18′ John 2-0,)
Llapi – Gjilani 1:0
(28′ Selimi 1-0,)
Prishtina – Drenica 2:1
(11′ Kryeziu 1-0, 20′ Hyseni 2-0, 28′ Dervishaj 2-1, )