Kanë përfunduar dy pjesët e para të ditës së sotme të Superligës së Kosovës.
Të dy takimet kanë përfunduar me rezultat të barabartë.
Llapi dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 1-1.
Të parët në epërsi kaluan Drenica me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 12’të të takimit.
Golin e barazimit vendasit e shënuan me anë të Selmanit në minutën e 16’të të takimit.
Në anën tjetër Ulpiana dhe Dukagjini u ndanë me rezultat të barabartë pa gola.
Skuadra nga Lipjani dhe Malisheva dështuan të tundin rrjetat në 45 minutat e parë të takimit.