Abdixhiku për situtatën në veri: Duhet unitet i plotë, për të mbrojtur interesat tona shtetërore

Abdixhiku për situtatën në veri: Duhet unitet i plotë, për të mbrojtur interesat tona shtetërore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka përcjellur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit dhe se ka qenë në kontakt me kryeministrin Kurti. Abdixhiku ka thënë se kanë shprehur gadishmërinë e plotë për të ndihmuar qeverinë duke kërkuar nga kryeministri Kurti të thërrasë në takim partitë politike.

I pari i LDK-së u shpreh se gjendja në veri kërkon unitet të plotë duke i propozuar Kryeministrit Kurti që të ftojë partitë politike për takim.

“Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapcitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot. Po ashtu, i bëj thirrje, komunitetit ndërkombëtar, aleatëve tanë, që të bëjnë gjithë ç’është e mundur, për të shmangur kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit”, ka thënë ai.

Për situatën e krijuar në veri ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili sot rreth orës 16:00 do të mbajë konferencë për media.

Related Articles