Përfundojnë pjesët e para të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

Përfundojnë pjesët e para të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar dy pjesët e para të ditës së sotme të Superligës së Kosovës.

Të dy takimet kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Llapi dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 1-1.

Të parët në epërsi kaluan Drenica me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 12’të të takimit.

Golin e barazimit vendasit e shënuan me anë të Selmanit në minutën e 16’të të takimit.

Në anën tjetër Ulpiana dhe Dukagjini u ndanë me rezultat të barabartë pa gola.

Skuadra nga Lipjani dhe Malisheva dështuan të tundin rrjetat në 45 minutat e parë të takimit.

Related Articles