Përfundon aksioni i Policisë në veri

Përfundon aksioni i Policisë në veri

Policia e Kosovës është larguar nga pjesa veriore e Mitrovicës, pasi ka përfunduar aksioni, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç shihet në pamjet e publikuara në media, automjetet e blinduara janë parë të kthehen në pjesën jugore të qytetit.

Gjatë këtij aksioni ka pasur ndër të tjera edhe gaz lotsjellës, gjithashtu është djegur një veturë.

Gjatë aksionit, pjesëtarët e Policisë janë sulmuar nga banorët serbë me gurë.

Sot Policia e Kosovës ka nisur aksion të gjerë për konfiskim të mallrave të kontrabanduara./Gazeta Enigma.

Related Articles