Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pjesa tjetër e seancës pezullohet në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pjesa tjetër e seancës pezullohet në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues njoftoi se dëshmitari i radhës është me videolidhje dhe është e pamundur që ai të dëshmojë sot, kështu duke u pezulluar pjesa e mbetur e seancës.

“Me sa dukët për sot mbaruam. Dëshmitarin e radhës nuk e ofrojmë dot që të fillonim tani sepse është me videolidhje. Seanca ndërpritet këtu dhe fillojmë nesër në orën 09:00”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Ky dëshmitar ishte me masa mbrojtëse dhe sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesja e ZPS-së, ai është arrestuar dhe ndaluar nga ushtarët e UÇK-së dhe gjatë dëshmisë së tij do të flas për këtë çështje e po ashtu do të bëjë identifikimin e disa ushtarëve dhe të bashkëndaluarve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Dëshmitari 01978 është arrestuar dhe ndaluar nga ushtarë të UÇK-së në ambiente ndalimi të UÇK gjatë disa javën. Dëshmitari 01978 do të jep dëshmi rreth kushteve ndalimit, punën që kanë bërë të ndaluarit si dhe procesin e marrjes në pyetje dhe rrahjes që ka pësuar ai. Dëshmitari do të identifikojë disa ushtarë të UÇK-së dhe disa të ndaluar të tjerë të mbajtur bashkë me atë”, tha përfaqësuesja e ZPS-së.

Pas leximit të përmbledhjes dhe pranimit të disa provave duke përfshirë dëshmitë e dëshmitarit të dhëna më herët, prokurorja tha se nuk ka pyetje për dëshmitarin. Me pyetje vazhdoi mbrojtja e viktimave, Maria Radziejowska e cila kërkoi që të kalohet në seancë private e që kjo u aprovua nga trupi gjykues.

Related Articles