Ishte një javë e keqe për Barcelonën dhe tifozët e saj. Para shtatë ditëve, Lionel Messi ishte rrugës për të nënshkruar kontratën e re me katalonasit dhepritej ta vazhdonte qëndrimin e tij në “Camp Nou”, ndërkohë sot ai u prezantua si futbollist i PSG-së.
Një javë që filloi me aq pozitivitet ka shkuar si mos më keq dhe fjalimi i Messit si futbollist i PSG-së e ka bërë makthin e tifozëve të Barcelonës një realitet.
E mërkurë, 4 gusht
Messi përfundoi pushimet me familjen në Ibiza pasi kishte një takim me Joan Laportan ditën tjetër për të nënshkruar kontratën e re pesë vjeçare. Babai i tij u nis nga Argjentina po atë ditë dhe gjithçka po shkonte sipas planit.
E enjte, 5 gusht
Laporta takohet me Messin për drekë dhe i tregon se zyrtarisht ai nuk do të mund të luajë për Barcelonën, pasi LaLiga nuk ka qenë fleksibile me kapacitetin e pagave dhe Barcelona nuk ka zgjidhje tjetër. Argjentinasi u shokua pasi priste që atë ditë të nënshkruante kontratën e re.
E premte, 6 gusht
Laporta paraqitet në media për ta sqaruar situatën dhe për të justifikuar largimin e Messit, teksa lojtari mbete nessit, teksa lojtari mbete në shtëpi dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Presidenti katalonas insistoi se nuk ka zgjidhje tjetër.
E shtunë, 7 gusht
Messi, nga shtëpia e tij, konsideron opsionet e tij pasi e kuptoi se e ardhmja e tij do të jetë jashtë Barcelonës. PSG është klubi i vetëm që e telefonon, por ende nuk kishte ofertë formale në tavolinë. Ndërkohë, Laporta drekoi me Florentino Perezin dhe Andrea Agnellin për të proceduar me plainin e tyre për Superligën Evropiane. Messi njofton për konferencë për media në ditën tjetër.
E diel, 8 gusht
Messi jep një konferencë shtypi lamtumire për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve dhe për të thënë lamtumirë tifozëve të klubit që ai ka përfaqësuar për më shumë se dy dekada. Është një rast i vështirë, emocional dhe i përlotur dhe argjentinasi këmbëngul se ai nuk dëshiron të largohet, por se ai ka bërë gjithçka që mundet për të qëndruar dhe është i thyer. Një ofertë zyrtare nga PSG i paraqitet babait të tij Jorge më vonë atë ditë dhe tifozët parisienë fillojnë të parashikojnë ardhjen e tij, duke u mbledhur në stadium dhe aeroport.
E hënë, 9 gusht
Messi dhe avokatët e tij studiojnë ofertën nga klubi francez; ka disa pika për të zgjidhur, por ai nuk ka asnjë nxitim. Ai është në shtëpi në Castelldefels me familjen e tij dhe mikun e tij më të mire Luis Suarez.
E martë, 10 gusht
Të dyja palët arrijnë një marrëveshje dhe ylli argjentinas shkon në Paris, ku mijëra fansa e presin atë. Para se të hipte në aeroplan në Barcelonë, Jorge Messi u thotë gazetarëve se ata që janë përgjegjës për largimin e djalit të tij nga Barcelona janë brenda klubit. Vonë në mbrëmje, PSG postoi imazhet e para të Messit në veshjen e klubit, të veshur me numrin 30.
E Mërkurë, 11 gusht
Lionel Messi zyrtarisht paraqitet si lojtar i Paris Saint-Germain para mediave, ndërsa turma të mëdha tifozësh mblidhen jashtë. Java e ferrit për tifozët e Barcelonës vjen në një mbyllje të pashmangshme dhe të pakthyeshme: fillon aventura e re e Messit në Francë, shkruan Gazeta Expres.