Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar, ndërsa asnjë nga anëtarët e saj nuk janë deklaruar për medie.
Sipas tyre, publiku do të informohet se çka u diskutua përmes një komunikate për medie.
Në rend të ditës ishte informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.
Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhje ka qenë edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë, është thënë paraprakisht, sikurse edhe organizimi i qendrës dhe strukturës së re organizative dhe procesi i regjistrimit të anëtarësisë.