I dyshuari për një vrasje në Smolicë të Gjakovës, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

I dyshuari për një vrasje në Smolicë të Gjakovës, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Si pasojë e një shpërthimi të eksplozivit në vitin 2008, Haxhi Ahmeti, 61 vjeçar kishte mbetur i vdekur në derën e oborrit të shtëpisë së tij.



Institucionet e drejtësisë në Kosovë atë kohë nuk kishin arritur të identifikonin apo arrestonin ndonjë të dyshuar për këtë rast.

Por në muajin tetor të vitit 2020, Policia e shtetit në Shqipëri, kishte njoftuar se ishte arrestuar një 41 vjeçar nga Shqipëria, i kërkuar lidhur me vrasje në Kosovë me armë e eksploziv.

Dhe gjatë ditës së sotshme, pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, i dyshuari D.Gj. është ekstraduar në Kosovë dhe ndaj të njejtit pritet ndërmarrje e veprimeve nga ana e organeve hetuese transmeton Kallxo.

I dyshuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë.

Related Articles