Përfundon me rezultat të barabartë ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit

Përfundon me rezultat të barabartë ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit

Drita dhe Gjilani janë pajtuar me nga një pikë në kryederbin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.

Si gjithnjë përballja mes dy rivalëve lokal ishte tepër i zjarrtë, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

Të dy skuadrat e nisën fuqishëm nga minuta e parë duke krijuar raste të njëpasnjëshme, por që iu mungoi finalizimi.

Ishte i inkuadruari Arb Manaj që e zhbllokoi rezutlatin për vendasit pas plot 75 minutave lojë.

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë – Gjilani u përgjigj falë një eurogoli të mbrojtësit Armend Thaqi nga gjuajtja e lirë (79’).

Të dy skuadrat kishin raste për t’i fituar pikët e plota por që nuk ia dolën t’i konkretizonin.

Kësisoj, Drita qëndron në pozitën e pestë në tabelë me 25 derisa Gjilani një pozitë më poshtë me 23 sosh.

Related Articles