Përfundon miqësorja mes SC Gjilanit dhe KF Veleshta, ky është epilogu i ndeshjes

Përfundon miqësorja mes SC Gjilanit dhe KF Veleshta, ky është epilogu i ndeshjes

Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Strugë të Maqedonisë së Veriut ku po e zhvillon fazën e dytë përgatitore para fillimit të kampionit.

“Kuqebardhët” sot kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj KF Veleshta nga Struga, raporton Gazetasheshi.com

Kjo miqësore u mbyll me fitoren e Gjilanit, ku realizoi sulmuesi Shend Kelmendi në minutën e 72-të.

Gjilani në këtë përballje u paraqit me formacionin: Koliçi, Sorsa, Useini, Veliu, Halili, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Kelmendi, Kqiku, Razak.

Gjithashtu, skuadra gjilanase ka paralajmëruar edhe disa miqësore gjatë diteve në vijim kundër Strugës, Rabotnicki dhe Skënderbeut.

Related Articles