Ka përfunduar ndeshja mes Malishevës dhe Ballkanit.
Këta të fundit përsuan disfatë nga kjo përballje në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-2 për Malishevën.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Prekazit, në minutën e 16’, teksa Ballkani e barazoi rezultatin me anë të Adetunjit.
Në pjesën e dytë Malisheva kaloi në epërsi me anë të Drilon Hazrollajt, në minutën e 62’.
Ndërsa për golin e tretë u përkujdes Fatjon Bunjaku, në minutën e 72’.
Ndërsa për Ballkanin golin e dytë krejt në fund e realizoi Inacio. /Gazeta Enigma
Përfundon ndeshja, Malisheva mposht Ballkanin
