Ka përfunduar ballafaqimi mes Malishevës dhe Gjilanit.
Gjilanasit pësuan humbje nga ky ballafaqim, ndonëse të dy skuadrat kishin raste të mira.
Rezultati i ndeshjes ishte 2:1 për Malishevën.
Një ndeshje interesante u zhvillua mes dy skuadrave.
Golat për vendasit i shënuan: Vesel Limaj dhe Laurent Xhylani.
Të vetmin gol për mysafirët e shënoi mesfushori Edi Basa nga gjuajtja e lirë.
Malisheva pas kësaj fitoreje ka 13 pikë aq sa ka edhe Suhareka dhe mban vendin e dytë në renditje, ndërsa Gjilani me 5 pikë mban vendin e tetë. /Gazeta Enigma