Përfundon numërimi në 10 qarqet e Shqipërisë, ky është rezultati

Përfundon numërimi në 10 qarqet e Shqipërisë, ky është rezultati

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.

Partia Socialiste ka triumfuar gjashte prej tyre, përkatësisht në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat, ndërsa Partia Demokratike ka fituar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, shkruan Telegrafi.

Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës. Në qarkun e Durrësit kanë mbetur edhe 68 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa në Tiranë ka edhe 259 qendra që pritet të japin rezultatin.

PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4863.

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 77607 të pavlefshme.

Related Articles