VV-ja kërkon hetim për arsyet e rritjes së konsumit të energjisë në Veri

VV-ja kërkon hetim për arsyet e rritjes së konsumit të energjisë në Veri

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka kërkuar edhe 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve për prodhim të energjisë në pjesën veriore të Kosovës. Qytetarët në Mitrovicën Veriore vazhdojnë të mos paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka deklaruar se është e papranueshme rritja e konsumit të energjisë në Mitrovicën Veriore dhe se duhet të fillon një hetim se për cilat arsye ka rritje të konsumimit.

“Totalisht e papranueshme rritja e konsumit të energjisë ne veri poashtu mos vlerësimi pse po ndodh kjo rritje, nisja e hetimit për konsumin në veri. Nuk mundemi me vazhdu me trajtu në rrethana që ne nuk e kemi një afat kohor se kur do të ndalet. KOSTT-i dhe situata në veri është e rëndësisë strategjike shtetërore bile kam propozuar që të kemi rekomandim për Qeverinë”ka thënë ajo

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka quajtur këtë kërkesë sfidë të madhe, por ka thënë se kjo është e trashëguar. Ajo ka thënë se Qeveria po e harton një plan për të zgjidhur për kohë afatgjate problemin.

“Është një sfidë e madhe me të cilën në ballafaqohemi, por jo sot por është e trashëguar dhe jemi në një situatë kur janë ndarë 10 milionë për të mbuluar humbjet. Vetëm gjatë vitit të fundit kemi pasur një rritje prej 14% në energjinë e shpenzuar në veri për bizneset ilegale që po operojnë atje. Kjo kërkon strategji afatgjate dhe nuk duhet të marrim hapa të ngutshëm, jemi në hartimin e një plani për të zgjidhur për një kohë afatgjate dhe objektivi përfundimtar është që në katër komunat e veriut të rregullohet dhe konsumatorët të trajtohen njëjtë si të gjithë qytetarët e vendit”, ka thënë ajo

Related Articles